Fundi i Botës: Tempulli i tretë në Jerusalem përmbys “profecinë biblike” për ditën e kiametit - Gazeta Express
string(90) "fundi-i-botes-tempulli-i-trete-ne-jerusalem-permbys-profecine-biblike-per-diten-e-kiametit"

Fundi i Botës: Tempulli i tretë në Jerusalem përmbys “profecinë biblike” për ditën e kiametit

Mistere

Gazeta Express

16/06/2021 1:33

Fundi i botës thuhet se pasohet me ndërtimin e një tempulli të tretë hebraik në Jerusalem, ku sipas disa teorikëve, është shenjë për apokalipsin biblik

Profecitë krishtere për fundin e Botës parashikojnë një Tempull të Tretë të Shenjtë që do të ndërtohet në Jerusalem në fund të ditëve të saj. Fundi i eskatologjisë botërore thotë se Tempulli i Tretë do të ngritët para apokalipsit. Shumë të krishterë evangjelist dhe predikues besojnë që Tempulli i Tretë po ashtu lidhet me ardhjen e dytë të Jezu Krishtit.

Lexo Edhe:

Debatet për fundin e botës kanë filluar të zhvillohen që në nëntor të vitit 2018 në përgjigje të një letre të shkruar nga asambleja hebraike e rabinëve që njihet si Sanhedrin. Jerusalemi në atë kohë ishte në prag të zgjedhjeve lokale dhe Sanhedrin i nxiti dy kandidatët për kryetar, Ofer Berkovich dhe Moshe Lion, për ta rindërtuar tempullin.

Dy Tempujt e parë të Shenjtë të Jerusalemit u ndërtuan në Tempullin e Malit brenda qytetit shekuj më parë por ata ishin shkatërruar nga babilonasit dhe romakët respektivisht. Tempulli i Shenjtë luan një rol krucial në traditat hebraike dhe ka një rol qendrorë në profecitë dhe përrallat që kanë të bëjnë me apokalipsin.

Pastori i krishterë që predikon edhe Kijametin, Paul Begley ka pohuar se shenjat për fundin e botës po realizohen me veprimet e fundit. “Gjykata e rabinëve e Sanhedrin janë duke bërë thirrje për të dy kandidatët për kryetar të qytetit që në planet e tyre për qytetin të rindërtojnë edhe tempullin e tretë të Shenjtë”, ka thënë pastori dhe predikuesi nga Indiana.

“Njerëz, kjo është shumë afër profecisë biblike – nuk di çfarë të them tjetër. Aq afër saqë nëse jeni të krishterë, do thoni: Opa, Mesia po vjen. Nuk ka dyshim se kjo është. Jezusi i Nazaretit, shpëtimtari i Botës, do të rikthehet”, ka thënë ai, transmeton GazetaExpress.

Peter Begley, ka thënë në mënyrë të sigurt se ne për momentin “po jetojmë ditët e fundit”. Sipas Irvin Baxter nga “EndTime Ministries”, Tempulli i Tretë i Shenjtë do të rindërtohet në shtatë vitet e fundit të ekzistencës së botës. Predikuesi i kiametit thotë se kjo do të ndodhë në tri vitet e para të fundit të botës dhe do të jetë “shenja më e dukshme” që fundi i botës po vjen.

“Derisa vendoset, themeli është në Tempullin e Malit, çdo kanal televiziv në Tokë do ta transmetojë këtë ngjarje të jashtëzakonshme”, ka thënë Baxter. “Profecia Biblike, në shumë vende thotë se Tempulli i tretë do të ndërtohet në të ardhmen e afërt”, ka thënë Rick Brinegar dhe Dave Robbins nga Endtime Ministries.

“Te Mateu 24:1-2, Jezusi i thotë dishepujve të tij që Tempulli i Dytë do të shkatërrohet krejtësisht. Në Mateun 24:3 në tërë kapitullin, Jezusi  ulet në Malin e Ullinjve që ka pamjen nga Tempulli i Dytë, derisa ai profetizon ngjarjet që do të vinë para se ai të ringjallet për herë të dytë”.

“Dispencionalizmi po ashtu shoqërohet me mësimin për të besuar që Hebrenjtë duhet ta rindërtojnë tempullin e tyre”, thuhet në librin e botuar më 2017 “World Empire and the Return of Jesus Christ” me autor Simon Downing.

“Ndërtesa e “Tempullit të Tretë” është pra në zemër të Dispencionalizmit; edhe pse aty njihet si një Bishë që do ta shkatërrojë atë para se të vije Krishti për të sunduar në Mijëvjeçarin e ri. Tani më shumë pjesë të Tempullit të Tretë dhe artefaktet po përgatiten për të bërë sakrifica të kafshëve që do të ndodhin në atë tempull”.

Për profecinë biblike që flet për Tempullin e Tretë po ashtu gjenden në Jereminë 33.  “ ‘Kujdes! Ditët po vinë”, thotë Perëndia, ‘kur të përmbushet fjala e mirë, për të cilën kam folur në lidhje me shtëpinë në Izrael dhe në shtëpinë e Judës. Në atë ditë dhe në atë kohë unë do të shkaktojë rritjen e madhe të degës së Davidit; dhe ai do të zbatojë drejtësinë dhe paqen në tokë”, shkruan në këtë libër, transmeton GazetaExpress.

“Në këto ditë Juda do të shpëtohet dhe Jursalemi do të jetë i sigurt; dhe ky është emri të cilin ajo do ta thotë: Perëndia, është drejtësia e jonë”.

“Kështu thotë Perëndia, ‘Davidit nuk do t’i mungojë kurrë një njeri që do të ulët në fronin e Izraelit; priftërinjve levitikë kurrë nuk do t’ju mungojë një njeri, para meje, për t’i ofruar olokauste, blaton ushqime dhe vazhdimisht bën sakrifica”.

Bibila po ashtu flet për Tempullin e Tretë që do të rikthehet në Izrael të Danieli 9:72. “Ai do të krijojë një besëlidhje të fortë në më shumë se një javë, por në mes të javës ai do ta ndalojë blatimin e ushqimit dhe sakrificat; mbi krahun e të këqijave ai do të jetë i pari që do të gabojë, madje deri ta shkatërrojë tërësisht atë, ai që është zgjedhur do të hidhet nga aty dhe do të shkatërrohet”, shkruhet aty.

Amos, një profet në Testamentin e Vjetër, po ashtu ka predikuar ngritjen e Tempullit të Tretë në të ardhmen. “Në atë ditë unë do ta restaurojë shtëpinë e prishur të Davidit – do t’i riparojë muret e thyera dhe do t’i rivendos rrënojat e tij – do ta rindërtojë atë siç ka qenë më parë”, shkruan në vargun Amos 9:11.

“Në ditën e fundit, tempulli i Perëndisë do të duket si mali më i lartë në botë; ai do të lartësohet mbi kodra dhe të gjitha kombet do ta shikojnë atë drejtpërdrejtë”, shkruan të Isa 2:2-3. “Shumë njerëz do të shkojnë dhe thonë, ‘Lejojani që të shkojmë lart në malin e Perëndisë, në tempullin e Zotit të Jakobit”.

“Ai do të na mësojë ne mënyrat e tij, kështu që ne do të ecim hapave të tij’. Pushteti do të largohet nga Sioni, do të mbizotërojë fjala e Perëndisë nga Jerusalemi”. Apostulli Paul po ashtu e përmend atë kur ai flet për “njeriun e paligjshëm” që do ta përdhosë tempullin duke hyrë dhe duke e deklaruar vetën Perëndi – 2 Thessalonians 2:3-4”, thotë Dr David R Reagan nga Lamb and Lion Ministries.

“Tempulli i Tretë po ashtu përmendet në librin e Zbulesës kur Johnit i thuhet ta matë atë – një mënyrë simbolike që i thotë atij për ta vlerësuar gjendjen e tij shpirtërore – Zbulesa 11:1-2”.

Frika se botës po i vije fundit po ashtu është shpërndarë kur një gjarpër doli nga Muri Perëndimor i Jerusalemit. Teoricienët konspirativ e interpretojnë ardhjen e gjarprit si e treta nga tri shenja të pazakonshme që parashikojnë apokalipsin – dy të tjerat janë lindja e një mëshqerre të kuqe në Izrael dhe rikthimi i peshqve në Detin e Vdekur.

“Falja jetën tuaj Jezu Krishti të Nazaretit. Ai do të vije së shpejti. Do të kthehem së shpejti. Të këtë paqe në Jerusalem”, thotë pastori Begley.

“Bëhuni gati sepse Perëndia dhe shpëtimtari i ynë po kthehet”, thotë Sheila Mitchell e cila ka parë paralajmërimin e Begley në YouTube. “S’mund të filloj as të shpreh dëshirën time për rikthimin e Krishtit”, thotë Stephanie Mytrosevich.

“Çfarë lehtësimi të dihet kjo edhe pse askush nuk do t’i shpëtojë Rrëmbimit, por ne do të jemi të vetmit që do ta përjetojmë këtë histori”, shkruan Niclas Arthur në librin e tij të botuar më 2017, “When The Third Temple is Built”.

“Disa kanë jetuar dhe vdekur në paqe relative, disa kanë vuajtur privime nga jeta dhe të tjerët janë torturuar dhe martirizuar. Shumica e profecive në librin e Zbulesës, përfshirë gjashtë rreshtat që ne i kemi rishikuar në kapitullin e gjashtë, e që do të përmbushën në këtë histori. Ne jemi afër fundit të kësaj epoke që i paraprinë Rikthimit të Krishtit dhe sundimit të tij në mijëvjeçarin e ri”.

Megjithatë, ka edhe studiues të cilët thonë se fundi i botës nuk mund të parashikohet nga shkrimet e shenjta. Sipas BibleInfo.com, Bibla disa herë e thotë se data e rikthimit të Jezusit nuk është e ditur. “Por, askush nuk e di ditën apo orën, madje as engjëjt në parajsë, as Biri i Zotit, por vetëm Zoti”, shkruan në rreshtin 24:36 te Mateu. “Kështu që ju duhet të jeni gati, për shkak se i Biri i Zotit do të vije në orën që ju nuk e prisni”, shkruan në rreshtin 24:44 te Mateut.

Sipas, National Catholic Reporter, Catholic Pontiff Pope Francis – beson që bota do të përfundojë në paqe dhe jo në shkatërrim total. “Perëndia po përgatit një vendbanim të ri dhe një tokë të re ku drejtësia do të zbatohet, ku do të këtë bekim që do t’i përgjigjet dhe do t’i tejkalojë të gjitha dëshirat për paqe që burojnë në zemrën e njeriut”, kishte thënë një zyrtar i Kishës Katolike më 2014. “Kisha do të udhëheq. Më shumë se një vend, do të jetë një vend, shpirti do të jetë në gjendje që t’i përmbush aspiratat e tona shpirtërore”.

Papa po ashtu ka thënë se njerëzit do të përballen “ballë për ballë” me Zotin në fund të kësaj.

Çfarë ndodh me Tempullin e Tretë në ditët e fundit të Tokës?

Siç e thotë Libri i Zbulesës, ardhja e dytë e Krishtit do të rezultojë me shkatërrimin e menjëhershëm të tempullit. Një termet i madh do ta ndajë tokën afër Jerusalemit dhe ishujt do të zhvendosën. “Unë pashë kur ai theu vulën e gjashtë, kishte një termet të madh dhe dielli u bë i zi si një thes i bërë prej flokëve, tërë hëna ishte si gjak; yjet filluan të bien nga qielli në tokë, ashtu si një fik që bie nga pema erdhi një erë e madhe”, shkruan në librin e Zbulesës në 6:12-17.

“Qielli u nda si një rreth kur mbështillet, çdo mal dhe ishull u zhvendos nga vendi i tyre. Pastaj, Mbretërit e Tokës dhe burrat e mëdhenj, komandantët dhe të pasurit, të fuqishmit, çdo sllav dhe njeri i lirë fshihen në shpella në mes të gurëve dhe maleve; ata ju drejtohen maleve dhe gurëve, ‘Na zinë ne dhe na fshihni nga prezenca e tij i cili është i ulur në fron, nga zemërimi i Qengjit; deri të vije dita e madhe dhe zemërimi i tyre të kalojë, duke na bërë që të qëndrojmë?”.

Çfarë thotë Bibla për fundin e Botës?

Askush nuk e dinë kohën apo datën e apokalipsit por Libri i Zbulesës në Bibël flet për disa ngjarje që do të zhvillohen para se të vije fundi i botës.

“Ringjallja e Jezus Krishtit, që Zoti i dha atij aftësinë që t’i tregojë shërbëtorëve të tij se çfarë do të ndodh së shpejti. Ai e bën këtë duke dërguar engjëjt e tij tek shërbëtori i tij John, të cilit i dëshmohet gjithçka që ai sheh – kjo është, fjala e Perëndisë dhe dëshmia e Jezus Krishtit”, shkruan në Librin e Zbulesës 1:1-8. “Lum ai i cili i lexon më zë fjalët e kësaj profecia dhe lum ata të cilët dëgjojnë atë dhe marrin zemër ta thonë atë që është shkruar, për shkak se koha e tyre është afër”. /GazetaExpress/