“Fundi i arratisë” për 23-vjeçarin nga Burreli


Gazeta Express
25 Prill 2019 13:47

Në kuadër të operacionit të koduar “Fundi i arratisë”, policia e Burrelit ka arrestuar një 23-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosh=je me armë zjarri.

Mësohet se 23-vjeçari i arrestuar është E.D, banues në Klos.

Ai dyshohet se më 30.12.2018, në qytetin e Klosit gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E.H dhe më pas është larguar.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municonit”, ”Kanosja”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Te fundit


Kthehu lart