Kthehu lart

Fitoi 11 milionë euro në lotari, por tani ngarkon dru për të jetuar

Fitoi 11 milionë euro në lotari, por tani ngarkon dru për të jetuar GazetaExpress

Majkëll Keroll fitoi 9.7 milionë sterlina (11 milionë euro) në vitin 2002. Fqinjët shihnin në oborrin e tij kameriere të zhveshura lakuriq, që mbanin tabaka me kokainë dhe me pije të shtrenjta.

Britaniku fatlum organizonte orgji me nga tetë vajza njëherësh e mburrej se kishte kryer marrëdhënie me aq shumë femra sa nuk mbahet mend. “Zgjohesha dhe në çdo dhomë kishte miq që vazhdonin të bënin seks”, mburrej ai. 

Por tani i është kthyer punës së transportit të drunjve e të qymyrit dhe ka një shtëpi të vogël me qira. 

Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me vajzën e tyre Bruk. Biletën fituese të lotarisë e kishte blerë me 4 sterlinat e fundit që i kishin mbetur nga rroga.

Ai u martua me Sandrën, por ajo e la e neveritur, për shkak të jetës së shfrenuar që kishte nisur të bënte, me kokainë e prostituta. Ajo mori 1.6 milionë euro pas ndarjes.

Pasi mbeti beqar, shtëpia e tij u kthye në një strofull orgjish, me pije të shtrenjta, me nga 2000 sterlina (2200 euro) kokainë në ditë, nga tetë prostituta njëherësh e shokë që i afroheshin për të marrë një copë të qejfit.

Me shokët e dehur ai luante me përplasje makinash në oborr, dilnin rrugëve të droguar dhe u blinin njerëzve fast-food-e, grindeshin e shkaktonin trazira, duke përfunduar kështu 30 herë në gjyq, dhe tre prej të cilave përfunduan me dënime.

Sot ai thotë që nuk i ka humbur paratë, por i ka shpenzuar. Ai fajëson edhe shoqërinë “grabitqare” për mbarimin e parave. Po t’i bjerë prapë lotaria, thotë se nuk do ta lërë punën as edhe një ditë.

Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me vajzën e tyre Bruk.

    Data: 12 Shkurt 2019 10:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera