Kthehu lart

“Djaloshi prej gome”, shikoni çfarë mund të bëjë me trupin e tij

“Djaloshi prej gome”, shikoni çfarë mund të bëjë me trupin e tij GazetaExpress

Një djalosh 10-vjeçar ka fituar nofkën e “djaloshit prej gome”, për faktin se trupi i tij është shumë elastik dhe me akrobacionet e tij synon të futet në librin e rekordeve Guiness.

Ujjawal Vishwakarma, i cili filloi të merret me joga qysh kur ishte 6-vjeç, ka një trup aq fleksibil sa që mos të bashkoj pothuajse çdo gjymtyrë të trupit.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur ky djalosh qëndron i shtrirë dhe arrin të ngritet në këmbë pa ndihmën e duarve, ndërsa këto akrobacione i realizon në oborrin e shtëpisë në Uttar Pradesh.

Sikur kjo të mos mjaftonte ai arrin që të shtrihet në barkë dhe këmbët t’i sjell para fytyrës, sikur të mos kishte eshtra në trup dhe me plotë arsye mban epitetin e “djaloshit prej gomës”. 

    Data: 12 Shkurt 2019 10:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera