Qytetari i thotë "shumë i fortë je", ambasadori O’Connell i kthen përgjigje epike


09/11/2018

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndjekësve të cilët e kanë “mbushur” për një kohë të shkurtër hapësirën e komenteve me pyetje nga më të ndryshmet.

Ndonëse janë prekur tema të shumta si ajo e liberalizimit të vizave dhe korrigjimi i kufijve, nuk është se kanë munguar edhe komentet pozitive për punën dhe vlerësimin si ambasador.

Një qytetar e ka quajtur atë “gjigant” dhe “shumë të fortë” gjë që ambasadorit duket t’i ketë bërë përshtypje pasi që nuk ka vonuar aspak përgjigja e tij. O’Connell i është përgjigjur si me shaka se nuk është më i fortë pasi që kohën e fundit është dobësuar.

Diskutimi në rrjetin social “Facebook” nga ambasadori, Ruairí O’Connell, ka qenë i hapur deri në orën 12:00 dhe kjo nuk është hera e parë që ai ka hapur diskutime të tilla.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart