Nga vjen tradita e ngjyrosjes së vezëve për Pashkët


14/04/2017

Krishterët sot e shënojnë festën më të trishtuar krishtere, Premten e Madhe. Atë ditë është kryqëzuar Jezu Krishti, dhe kur ka parë se çfarë janë duke bërë ushtarët me te, ka thënë fjalinë e famshme të tij: “Atë, fali se nuk dinë se çfarë bëjnë”.

Jezu Krishti ishte dënuar nga populli jude dhe gjykatësi Ponti Pilat, të cilët dëshironin gjakun e tij.

Në këtë ditë ngjyrosen vezët, në të cilën marrin pjesë dhe zbaviten gratë dhe fëmijët.

Ngjyrosja e vezëve për Pashkët renditet në zakonet më të vjetra krishtere.

Për këtë dëshmon tregimi se kur Maria Magdalena, e cila kishte arritur në Romë, për të predikuar krishterimin, me atë rast e ka vizituar perandorin Tiberius, dhe si dhuratë i ka ofruar një shportë me vezë.

Perandori nuk besonte në ringjallje të Krishtit dhe tha, se nëse kjo është e vërtetë, atëherë vezët e bardha në shportë do të kishin ndërruar ngjyrën. Në atë moment Maria tha “Krishti u ringjallë” dhe të gjitha vezët u bënë të kuqe.

Sipas legjendës tjetër, banorët e Jerusalemit i tallnin krishterët, se Krishti nuk është ringjallur, dhe se kjo nuk është e mundur, siç është e pamundur që pulat të bëjnë vezë të kuqe. Vitin e ardhshëm, Ditën e Ringjalljes, të gjitha pulat në Jerusalem bënë vezë të kuqe. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart