I thekur pas Juves tallet me Interin… qytetari dëgjon ironinë e Ramës dhe fiton miliona në lloto


22/10/2018

Por si për t’i shtuar pak “kripë” kësaj situate, kryeministri Rama, i cili njihet si tifoz i thekur i Juventus, bëri një batutë të premten që lamë pas kur tha që nga mbyllja e lotove do të shpëtojnë ata që lozin Interin.

Sigurisht që kjo batutë nuk u prit fort mirë  nga tifozët zikaltër në vend dhe pas fitores së mbrëmshme kundër Milanit i janë “kthyer” Ramës me ironi nga më të ndryshmet.

Nëse të tjerët i kishin çuar foto fanellën e Icardit në mesazhe, një tjetër e ka përdorur më së miri batutën e kryeministrit.

Një i ri nga Tirana ka vendosur që të vëjë bast fitoren e Interit të gjitha lekët që kishte në portofol dhe përfundimin e morët me mend…

I riu që ka fituar shkruan për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ ! Meqë kryeministri na tha që ne tifozat e Interit t’i vendosim çfarë të kemi deri me 31 Dhjetor po i bëj të fala. Faleminderit shumë për këtë ide të mrekullueshme sepse kaq kisha në portofol dhe kaq i vendosa Interit mbrëmë.

Gjithashtu kryeministrit i bëj thirrje që mos të shikojë tifozeritë e futbollin por shtetin në radhë të parë sepse votova për herë të parë Partinë Socialiste dhe po na zhgënjen sepse nuk të shohim si juventin por si udhëheqës i vendit.”

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart