Fuga prezanton draftin me 6 pika për Akademinë: Kam 10 vjet që censurohem


Gazeta Express
11 Korrik 2019 9:32

“Jam këtu pas një censurimi 10-vjeçar, nga një institucion që duhet të kishte respekt për mendimin ndryshe”.

E nisi kështu fjalën e tij akademiku dhe pedagogu Artan Fuga në seancën dëgjimore të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ishte i ftuar për të diskutuar rreth reformës në Akademinë e Shkencave.

Gjatë kësaj seance, akademiku bëri gjashtë propozime konkrete në lidhje me reformën dhe theksoi se, projektligji i propozuar nga grupi i ngritur nga Ministria e Arsimit ka probleme të mëdha në strukturë edhe në formulimin e neneve. Pedagogu theksoi se çështja e Akademisë dhe reformimit të saj është nisur nga vetë ai, afro 1 dekadë më parë, por ka hasur në pengesa, pasi propozimet e tij janë hedhur poshtë.

Fuga ceku problematikat kyçe, që kanë prekur Akademinë gjatë këtyre dy viteve të fundit, duke i konsideruar zgjedhjet akademike të 2017-s, si një ngjarje shumë të shëmtuar. Akademiku përmendi edhe reagimin e Ramës, i cili po ashtu mbështeste faktin se kërkimi shkencor duhet të bëhet në institucionet përkatëse.

fuga

Më tej, lidhur me projektligjin “Për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë”, të hartuar nga komisioni i udhëhequr nga akademiku Skënder Gjinushi, Fuga u shpreh se: “Përsa i përket procedurave, gjykoj se projektligji, që ju ka ardhur nga grupi iniciator, nuk respekton vlera të parlamentarizmit shqiptar. Projektligji i paraqitur që në përmbajtje është i dështuar, si frymë, si parim edhe mision. Nuk është e rastit që ASH ka provuar që nuk e bën dot këtë reformim, sepse ajo akademi është drejtuar në atë mënyrë, që ka ardhur deri në ditët e sotme, si një institucion që nuk përmbush pritshmërinë e publikut apo të komunitetit shkencor”.

Akademiku shtoi më tej, se diskutimi që ai ka hapur, nuk ka qëndruar vetëm te kritika në parim apo nen për nen, por është pasuar nga një propozim konkret. “Një projekt, të cilin unë nuk e konsideroj perfekt, por si një pistë të re për t’u diskutuar. Asnjë mendim apo ide që kam bërë nuk është marrë parasysh nga grupi i punës. Nëse do të gjeni vetëm një element, unë do të tërhiqesha në tërë linjën. Për herë të dytë, Akademia e Shkencave bën zgjedhje të paligjshme, ku një kryetar partie është kandidat”.

Fuga u shpreh se ligji është në kundërshtim me ligjin “Për arsimin e lartë edhe të shkencës në Republikën e Shqipërisë”, të paktën në 10 pika të tij. “Po ashtu, edhe funksionet që i janë dhënë në të akademikut janë në kundërshtim me ligjin”, u shpreh akademiku. Në lidhje me propozimin e bërë nga vetë ai, Fuga u ndal në disa pika, të cilat mund t’i japin një zgjidhje reale situatës në Akademi:

Së pari, mendoj se ASH ka vend që të jetë e Shkencave edhe Teknologjisë, pasi vendi ynë nuk krijon dot shkencë të mirëfilltë. Jam për një zgjerim të konceptit, për një rinovim edhe dinamikë të brendshme të ASH-së.

Së dyti, kërkuesi shkencor është edhe pjesë e ASH-së, kështu që nëse del në pension përsa i përket kërkimit shkencor, pensioni e kap edhe në ASH. Mund të jetë edhe dy vite, edhe pastaj vazhdon jetën e vet, duke u trajtuar siç e meriton Artan Fuga i jep zgjidhje ngërçit të shkencës para deputetëve Fuga prezanton draftin me 6 pika për Akademinë: Kam 10 vjet që censurohem Akademiku në Kuvend: Akademia, një institucion që nuk përmbush pritshmërinë e publikut apo të komunitetit shkencor për kontributin që ka dhënë.

Së treti, jam për një hapje të Akademisë drejt komunitetit, s’jam që ASH të ketë pesë veta të paguar. Jam për dy akademikë që mund të punojnë atje, pjesa tjetër që vijnë, të japin kontributin e tyre. Veç ASH-së të rregullt kam propozuar akademikë korrespondentë, të cilët s’kanë nevojë për t’u paguar edhe marrin pjesë në projekte.

Së katërti, jam për ta çburokratizuar ASH-në. Pse ka frikë ky institucion ta pranojë këtë? Jam që akademikët të mos marrin shtesë pagese, por shtesë page, me kusht që ajo të jetë e matur me punë.

Pika e pestë, lidhet me pozicionimin e ASH-së, me kaosin që krijohet atje, ku nuk kuptohet se çfarë është ASH. Kam një propozim që në përputhje me ligjin e arsimit të lartë, ASH ka objektivat e veta, si; përpunimi i gjuhës shkencore, reflektimi i komunitetit mbi proceset e shkencës, marrëdhëniet e shkencës me shoqërinë etj.. Jam i mendimit që ASH të jetë metashkencë, një shkencë e nivelit të dytë edhe të tretë, një reflektim mbi proceset e shkencës, edhe të teknologjisë mbi Shqipërinë e sotme.

E gjashta, ka të bëjë me tetë produkte vjetore që ASH i detyrohet shoqërisë edhe komunitetit. Unë mendoj që ASH duhet të përcaktojë se çfarë produktesh jep, përse është atje, jo të propozojë gjëra që janë në kundërshtim me ligjin. Ndërkaq, Fuga iu përgjigj deputetit se: Unë nuk i ngatërroj problemet familjare me problemet e punës, të shtetit edhe të funksioneve. Është parimi i parë ky, sepse e kundërta do të ishte një formë korrupsioni pasiv.

LETRA E GJINUSHIT

Akademiku bëri gjithashtu publike letrën që akademiku Skënder Gjinushi, në pozicionin e kryetarit të grupit të punës për hartimin e akteve ligjore të reformës, i ka nisur ish-ministres Lindita Nikolla. Në përgjigje të interesimit të saj, nëse asambleja e ASH-së ka shqyrtuar ose votuar ndonjë projektligj të propozuar nga akademiku Artan Fuga. “Ju bëjmë me dije se asambleja nuk ka shqyrtuar apo votuar asnjë projektligj të propozuar nga kushdo qoftë, pasi kjo nuk është atribut i saj dhe as pjesë e procedurave të hartimit të projektligjeve”, shkruan ndër të tjera Gjinushi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart