Debati mes ushtarakut Fuad Ramiqi dhe publicistit Xhemal Ahmetit në emisionin Pressing në T7 ka devijuar pas akuzave të ndërsjella.
“Ti je nxënës i Enver Hoxhës, Jeton në Zvicër por kultivon vlerat e tij”, tha Ramiqi për Ahmetin.
“Ndërsa ti je ushtar i armatës jugosllave”, ia ktheu ai.
“Unë jam ushtar i armatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ia ktheu përsëri Ramiqi.
“Ti je terrorist me letra nuk e di pse të thërrasin nëpër emisione.”, ia ktheu ai.
“Do t’i mbajë mend këto fjalë tuaja. Do të të padisë”, shtoi Ramiqi. /Express/