FSK-ja i shpëton 4 qytetarë që kishin mbetur në bjeshkët e Rugovës - Gazeta Express
string(66) "fsk-ja-i-shpeton-4-qytetare-qe-kishin-mbetur-ne-bjeshket-e-rugoves"

FSK-ja i shpëton 4 qytetarë që kishin mbetur në bjeshkët e Rugovës

Gazeta Express

21/09/2020 13:56

Është realizuar me sukses një operacion i kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës. Njësia e Kërkim-Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së, ka arritur që herët në mëngjes t’i shpëtojë katër qytetarë, të cilët kishin mbetur në bjeshkët e Rugovës, shkruan Gazeta Express.

Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të shoqatës alpiniste “Gjeravica”. Njëri prej tyre ishte i lënduar dhe iu ofrua edhe trajtim mjekësor.

Lexo Edhe:

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se operacioni, në kushte nate dhe në terren të vështirë, u zhvillua duke filluar mbrëmë prej orës 23:00, e duke përfunduar suksesshëm sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Njësia e FSK-së operacionin e realizoi në koordinim me njësitë e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit lokalë, ndërsa evakuimin e personave e ka bërë në bashkëpunim me shoqatën e kërkim-shpëtimit malor ‘Peja’. Angazhimi vetëmohues dhe profesionalizimi i lartë i pjesëtarëve të njësive të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, si edhe njësive tjera dëshmohen në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo situatë në shërbim të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. /Express

Operacion i suksesshëm i kërkim-shpëtimit malor- shpëtohen dhe evakuohen 4 qytetarëNjësia e Kërkim -Shpëtimit e Gardës…

Publiée par Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës sur Lundi 21 septembre 2020