FSK fuqizon kapacitetet operacionale taktike - Gazeta Express
string(44) "fsk-fuqizon-kapacitetet-operacionale-taktike"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2021 16:25

FSK fuqizon kapacitetet operacionale taktike

Lajme

Gazeta Express

17/05/2021 16:25

Sot, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj, vizituan kontingjentin e ri të automjeteve taktike HMMVW të radhitura në  pistën e kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

FSK po fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike, duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillimit 10 vjeçar të FSK-së.

Lexo Edhe:

Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues. Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s.