FSHF: “Air Albania” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022! - Gazeta Express
string(67) "fshf-air-albania-mirepret-finalen-e-conference-league-ne-vitin-2022"

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 15:52

FSHF: “Air Albania” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 15:52

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha evropiane të futbollit.

Edicioni i parë i Konferencë Ligës që do të startojë vitin tjetër, përkrah Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës, do të luaj finalen e madhe në Tiranë, në “Air Albania” Stadium, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Stadiumi ynë kombëtar ishte kandidat për zhvillimin e Superkupës së Europës, së bashku me Belfastin dhe Helsinkin, por në fund u arrit një konsensus dhe si rrjedhojë “Air Albania Stadium” përfitoi finalen e kësaj gare, i cili shumë shpejt do të shndërrohet në aktivitetin kryesor evropian edhe për klubet shqiptare.

Zhvillimi i një finale të tillë sigurisht që përkthehet në shumë përfitime për vendin jo vetëm në aspektin sportiv.

Njoftimin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetin social “Facebook”:

FSHF sjell në Shqipëri një finale të madhe europiane!

“Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë!

Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022!

Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave.

Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.

Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.

Gjatë mbledhjes Presidenti Duka falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen që po i japin Shqipërisë dhe në veçanti futbollit shqiptar.

Një event i këtyre përmasave është një mundësi fantastike promovimi për Shqipërinë, që do të jetë në qendër të vëmendjes për disa ditë me radhë.Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera në mbledhjen e zhvilluar sot në lidhje me finalet e kompeticioneve të UEFA-s./Gazeta Express/