Fshati Bresje sot nuk do të ketë ujë - Gazeta Express
string(36) "fshati-bresje-sot-nuk-do-te-kete-uje"

Fshati Bresje sot nuk do të ketë ujë

Lajme

Gazeta Express

10/09/2023 7:24

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot banorët e lagjes Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë.

Sipas njoftimit, kjo po bëhet për shkak se është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypinmagjistral.

Lexo Edhe:

Ujësjellësi ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00-15:00.

“Ju njoftojmë se nesër më 10.09.2023 është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë”.

“Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në komunikatën për media.