Frontal në Gjakovë


Gazeta Express
20 Shtator 2019 16:26

Ekipi i emisionit Frontal pasditen e së martës nga ora 17:00 do të jetë i pranishëm në qytetin e Gjakovës.

Maratona televizive në T7 që po zhvillohet në kuadër të fushatës për zgjedhjet nacionale do t’i përballë kandidatët nga parti të ndryshme që po ia mësyjnë garës për postin e deputetit.

Përfaqësuesit që ia kanë mësy garës për t’u bërë deputet do të flasin për kauzat nacionale e lokale që do të mund t’i ngritin në Kuvend.

Në debatin i cili do të xhirohet në  Çarshinë e vjetër të Gjakovës, të ftuar janë: Burbuqe Bakija Deva – AAK-PSD , Mimoza Shala – LVV , Brikenda Kryeziu, LDK.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart