Frontal në Ferizaj


Gazeta Express
18 Shtator 2019 15:21

Ekipi i emisionit Frontal pasditen e së martës nga ora 17:00 do të jetë i pranishëm në qytetin e Ferizajt.

Maratona televizive në T7 që po zhvillohet në kuadër të fushatës për zgjedhjet nacionale do t’i përballë kandidatët ferizajas nga parti të ndryshme që po ia mësyjnë garës për deputet.

Përfaqësuesit që ia kanë mësy garës për t’u bërë deputet do të flasin për kauzat nacionale e lokale që do të mund t’i ngritin në Kuvend.

Në debatin i cili do të xhirohet në sheshin “Adem Jashari” të ftuar janë: Enver Haliti (Lëvizja Vetëvendosje), Adem Salihaj (Lidhja Demokratike e Kosovës), Labinot Tahiri (Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Partia Socialdemokrate), Besnik Berisha (Koalicioni Nisma-AKR-PD)/GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart