Frizeri kosovar Ludo Lee, i njohur edhe për fotot me VIP si Kim Kardashian, investon në Kosovë


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 19:06

Shqiptarët kanë arritur kudo në botë të shënojnë suksese, këtë e dëshmojnë edhe dhjetëra artistë, dizajnerë, frizerë, e sportistë

Të talentuar, punëtor e mjaftë e ambicioz, të rinjtë e vendit tonë, po tregojnë se pavarësisht se jemi popull i vogël, jemi të aftë dhe mund t’ia dalim.

Edhe Ludvik Tunaj i njohur si Ludo Lee, është një nga emrat më të kërkuar në Zvicër dhe jo vetëm.

Madje, po t’ia lëshosh një sy profilit të tij në Instagram, e kupton se Ludo i takon botës së show biz-t botëror.

Fotografitë e tij me emra të famshëm si Kylie Jenner, Irina Shayk, Kim Kardashian e supermodele me nam, tregojnë se ai tashmë ka prekur suksesin që çdo kush do dëshironte.

Por, ajo që vlen të theksohet tek ky frizer, është se ai nuk harron rrënjët dhe origjinën. Indeksonline mëson se Ludo është duke bërë një investim në Kosovë.

Një vepër e tillë e një të riu që karrierën po e zhvillon në industrinë e të famshmëve, do të thotë shumë për vendin tonë.

Te fundit


Kthehu lart