Frika nga koronavirusi, pothuaj s'ka njeri pa maskë në Itali - Gazeta Express
string(50) "frika-nga-koronavirusi-ska-njeri-pa-maske-ne-itali"

Frika nga koronavirusi, pothuaj s’ka njeri pa maskë në Itali

Gazeta Express

24/02/2020 12:33

Italia ёshtё nё Evropё vendi mё i rrezikuar nga Koronavirusi, ndaj qeveria italiane ka ndёrmarrё masa drastike. Në disa zona jeta publike gati është paralizuar.

“Qёllimi ёshtё qё tё mbrojmё shёndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas njё takimi tё shtabit tё krizёs me autoritetet civile tё mbrojtjes nё kёtё vend.

Lexo Edhe:

Ushtarët në sheshin e boshatisur “Duomo” në Milano

Rajonet mё tё prekura nga virusi COVID-19 do tё rrethohen. Popullata nuk do tё lejohet tё futet dhe as tё dalё nga kёto zona. Banorёt e zonave tё rrezikuara mund tё lёvizin vetёm nё “rastet e veçanta”.

Ai qё pёrpiqet t’i kalojё barrierat, cёnohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatё kёrkon njё mirёkuptim tё popullatёs sё atjeshme.

Conte ka paralajmёruar mbylljen e sipёrmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndёrkohё edhe karnavalet nё Venecia. Ndalimi i lёvizjeve nё zonёn e Shengenit deri tani nuk ёshtё parashikuar, theksoi kryeministri.

Hotspoti evropian

Deri tani nuk janё regjistruar nё asnjё vend tjetёr evropian kaq shumё raste tё infektimeve me virusin SARS-CoV-2. Nё Itali janё regjistruar gjithsej 150 raste.

Nga pjesёt veriore tё Italisё, nё rajonin Venecia dhe Lombardi, ka pasur edhe 4 raste tё vdekjes. Pёr krahasim: Nё Gjermani janё regjistruar deri tani 16 raste tё infektimeve, nё Francё 12, ndёr tё cilёt njё person ka vdekur.

Shpёrthimi i infektimeve nё Lombardi ka ndodhur pas infektimit tё njё 38-vjeçari i cili po trajtohet nё njё spital nё qytetin e vogёl Codogno.

Se ku ёshtё infektuar ai, ende nuk dihet saktësisht. Dyshohet se ёshtё infektuar nga njё mik kinez, i cili ёshtё kthyer sё fundmi nga vendlindja e tij nё Itali.

Por kjo nuk ёshtё konfirmuar. Ndёrkohё qё pёr ardhjen e virusit nё Venecia dyshohen afaristё kinezё, tё cilёt kanё ardhur atje. Njё rast nё rajonin Piemont ёshtё regjistruar pas kontakteve tё tij me njerёz nga Lombardia.

Organizata Botёrore e Shёndetёsisё WHO, shprehet e shqetёsuar pёr paraqitjen e rasteve tё infekimeve mё virusin COVID-19 tek personat, tё cilёt nuk kanё ndonjё lidhje me Kinёn.

Ndёrkohё dyshohet se koha e inkubacionit mund tё jetё shumё mё e gjatё se dy javё. Kjo do tё vёshtirёsonte pёrpjekjet pёr parandalimin e epidemisё.

A resident wearing a protective respiratory mask looks on in a street of Codogno, southeast of Milan, on February 22, 2020. – An Italian man became the first European to die after being infected with the coronavirus on February 21, just hours after 10 towns in the country were locked down following a flurry of new cases. (Photo by Miguel MEDINA / AFP)