Frenkie de Jong e refuzon edhe Chelsean - Gazeta Express
string(39) "frenkie-de-jong-e-refuzon-edhe-chelsean"

Frenkie de Jong e refuzon edhe Chelsean

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 18:09

E ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të jetë ende e paqartë.

Barcelona e dëshiron shitjen e tij për të përmirësuar situatën financiare, por lojtarin nuk po e dëshiron largimin nga “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Manchester United shprehi interesim serioz për mesfushorin holandez, por nuk ia doli të arrijë marrëveshje me të.

Pas “Djajve të Kuq”, Chelsea ishte klubi tjetër që i hyri garës për transferimin e de Jongut, megjithatë as “Blutë” nuk po ia dalin ta bindin atë.

Sipas “Relevo”, pronari i ri i klubit londinez, Tod Boehly, e ka telefonuar personalisht 25-vjeçarin ditë më parë, për të diskutuar rreth mundësisë së kalimit të tij në “Stamford Bridge”.

Mirëpo, Frenkie de Jong thuhet se ka refuzuar dhe ia ka përsëritur dëshirën e tij për të përmbushur kontratën me Barcelonën.

Pavarësisht refuzimit, Chelsea thuhet se do të përpiqet që të transferojë ish-mesfushorin e Ajaxit.

Frenkie de Jong me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/