Fredi Alizoti: Salianji më premtoi 100 mije euro për zërin e Agron Xhafajt, kam ndenjur tek shtëpia e Sali Lushës


Gazeta Express
23 Shtator 2019 13:44

Alfred Alizoti, i dyshuari si aktrues i zërit të vëllait të ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, në audio-përgjimin “Babalja”, ripohon në gjykatë se i ishin premtuar 200 mijë euro për inskenimin e bisedës.

I pyetur nga gjyqtari Artan Gjermeni për rrethanat e çështjes, ai u përgjigj:

“Mu ofrua shuma 200 mijë euro për regjistrimin. E bwra unë regjistrimin. Do t’i ndaja gjysmë për gjysme me Albert Veliun. Do na i jepte Salianji. Nuk m’i dhanë leket, se po t’i merrja nuk do të bëja kallëzim. CD-ne ia dhamë Salianjit tek PD. Përmes regjistrimit donim të goditej Fatmir Xhafaj. Albert Veliu nuk duhet të dilte në intervistë, por i ka bërë presion Ervin Salianji”.

Më pas Alizoti përfshin në histori Sali Lushën, babain e këngëtarit Arkimed Lusha, i njohur si Stresi.

“Kur Alberti iku në Kosove, unë kam ndenjur te shtëpia e Sali Lushës. Ne prisnim lekët. Kur shkova te PD më thotë kamerieri që kanë ikur. Ai më tha që Veliun e kishin veshur me mjekër dhe me paruke. Unë kam folur me të edhe mbrapa. Flisja dhe me Sali Lushën më mbrapa, i thosha, hajde të marrim leket dhe t’i ndanim bashkë, unë, Lusha dhe një shok i tij”.

Ai dëshmoi se ndihet i kërcënuar nga ish-deputeti demokrat, Ervin Saliaji.

Fredi Alizoti:  “Numrin e Taulant Balles ia mora një shoku pasi ndihesha i kërcënuar, por nuk ma hapi telefonin. Ndihem i rrezikuar nga Ervin Salianji dhe njerëz të tjerë të PD pasi kam parë disa lëvizje. Besim Hajdarmataj e ka takuar tre herë Albert Veliun.”

Te fundit


Kthehu lart