Frankfurt konfirmon se Ante Rebic është i lirë të largohet


Gazeta Express
19 Korrik 2019 23:34

Trajneri i Eintracht Frankfurt ka pranuar se ata janë të përgatitur për largmin e sulmuesit kroat Ante Rebic.

Rebic shënoi 10 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe konsiderohet si plani B nga klubi italian Inter nëse nuk arrinë të sigurojnë belgun Romelu Lukaku.

“Ante është një lojtar që çdo trajner do të dëshironte të e kishte në skuadër”, ka thënë Adolf Hutter, trajneri i Frankfurt.

“Vendimi është i tiji: Ai mund të qëndrojë këtu apo të ndërrojë ambient. Ne jemi të gatshëm për secilën prej opsioneve”

Eintracht Frankfurt kanë shitur dy sulmues këtë verë. Luka Jovic i është bashkuar Real Madridit ndërsa Sebastian Haller ka kaluar në Angli te West Ham United.

Agjenti i Rebic është shqiptari Fali Ramadani. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart