Franca zemëron Izraelin në "Paris Air Show", ia mbyll stendat kryesore të armëve - Gazeta Express
string(77) "franca-zemeron-izraelin-ne-paris-air-show-ia-mbyll-stendat-kryesore-te-armeve"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2025 10:51

Franca zemëron Izraelin në “Paris Air Show”, ia mbyll stendat kryesore të armëve

Lajme

Gazeta Express

16/06/2025 10:51

Në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”, një nga eventet më prestigjioze për prezantimin e teknologjive të reja ushtarake dhe civile, Franca ka zemëruar keq Izraelin, duke ia mbyllur katër stendat kryesore të kompanive, nën pretendimin se ekspozonin armë sulmuese.

Sipas Reuters ky veprim ka shkaktuar reagim të ashpër nga Izraeli, duke rritur kështu edhe më shumë tensionet mes dy aleatëve tradicional.

Një burim i ka thënë Reuters, se urdhëri për mbyllje të stendave izraelite kishte ardhur nga autoritetet franceze, pasi kompanitë izraelite nuk kishin zbatuar një udhëzim të një agjencie sigurie franceze për të hequr nga stendat armët ofensive apo kinetike.

Ndërkohë, ministria izraelite e Mbrojtjes tha se kishte refuzuar kategorikisht urdhrin për të hequr disa sisteme armësh nga ekspozita dhe se organizatorët e panairit reaguan duke ngritur një mur të zi për të ndarë pavijonet e industrisë izraelite nga të tjerët. Sipas tyre, kjo kishte ndodhur gjatë natës, pasi përfaqësuesit dhe kompanitë izraelite kishin përfunduar tashmë instalimin e stendave.

“Ky është një vendim i turpshëm dhe i paprecedentë që mban erë nga llogaritë politike dhe interesat tregtare,” thuhej në deklaratën e ministries izraelite, transmeton Express.

Edhe organizatori i panairit ka konfirmuar se disa stenda janë mbyllur, por nuk ka dhënë detaje më shumë.

Dihet se Franca dhe Izraeli historikisht kanë pasur marrëdhënie te ngushta, megjithatë kjo gjë ka ndryshuar muajt e fundit, me presidentin francez Emmanuel Macron, që është bërë gjithnjë e më kritik ndaj luftës në Gaza.

Pas sulmeve me raketa të Izraelit mbi Iranin të premten, Macron deklaroi se Irani mban një përgjegjësi të rëndë për destabilizimin e Lindjes së Mesme, por njëkohësisht u bëri thirrje autoriteteve izraelite të tregojnë përmbajtje.