Franca ndalon përdorimin e hidroksiklorokuinës për trajtimin e koronavirusit - Gazeta Express
string(76) "franca-ndalon-perdorimin-ee-hidroksikorokuines-per-trajtimin-e-koronavirusit"

Franca ndalon përdorimin e hidroksiklorokuinës për trajtimin e koronavirusit

Gazeta Express

27/05/2020 12:04

Qeveria franceze të mërkurën e ka anuluar një dekret, me të cilin lejohej përdorimi i hidroksiklorokuinës për trajtimin e rasteve të rënda të koronavirusit.

Ky njoftim erdhi dy ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi për pezullimin e një testimit të madh të ilaçit që përdoret kundër malaries për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Lexo Edhe:

Revista mjekësore britanike “The Lancet” ka raportuar se pacientët që kanë përdorur hidroksiklorokuinë kanë pasur shkallë më të lartë të vdekshmërisë dhe të rrahura të çrregullta të zemrës.

Sidoqoftë, presidenti amerikan, Donald Trump, disa herë ka deklaruar se kjo substancë mund të shërbejë si trajtim për sëmundjen e re.

Në fund të marsit, Franca kishte marrë vendim që hidroksiklorokuina të përdoret në situate specifike dhe vetëm në spitale, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, bota ende nuk ka arritur të zbulojë ndonjë vaksinë apo trajtim efektiv kundër Covid-19, sëmundje që ka shkaktuar më shumë se 350 mijë viktima në mbarë planetin.