Franca e bindur se Ukraina do të jetë pjesë e BE-së - Gazeta Express
string(51) "franca-e-bindur-se-ukraina-do-te-jete-pjese-e-be-se"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 14:08

Franca e bindur se Ukraina do të jetë pjesë e BE-së

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 14:08

Ministri i Francës për Europën, Clément Beaune, tha se ai është “i bindur” se Ukraina do të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por proçesi do të jetë i gjatë, shkruan The Guardian.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sugjeroi krijimin e një “bashkësie të re politike europiane” që do të krijonte një strukturë të re që lejon bashkëpunim më të ngushtë me vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE”.

Lexo Edhe:

Beaune, tha në fillim të kësaj jave tha se mund të duheshin nga 15 deri në 20 vite që Ukraina të anëtarësohej në BE.

“Ne e dimë se anëtarësimi në bllok kërkon kohë dhe nuk ka mbetet tjetër veçse të presim. Ne duhet të rrisim shpresën e europianëve”.

Projekti i komunitetit politik europian nuk do të ishte një alternativë, këmbënguli ai në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren e Ukrainës, Olga Stefanishyna.

Hapi tjetër do të ishte diskutimi i detajeve të nismës me partnerët europianë, theksoi Beaune.

/abcnews.al