Franca do t’i ndëshkojë ushtarët që paralajmëruan luftë civile - Gazeta Express
string(61) "franca-do-ti-ndeshkoje-ushtaret-qe-paralajmeruan-lufte-civile"

Franca do t’i ndëshkojë ushtarët që paralajmëruan luftë civile

Lajme

Gazeta Express

29/04/2021 9:28

Franca do të ndërmarrë masa disiplinore kundër së paku 18 ushtarëve aktivë shkaku i nënshkrimit të një letre të hapur në të cilën paralajmërohej se vendi mund të përballet nga lufta civile si pasojë e ekstremizmit fetar.

Gjenerali Francois Lecointre i tha gazetës “Le Parisien” se është absolutisht i revoltuar dhe i tronditur nga letra. “Nuk mund ta pranoj këtë, sepse neutraliteti i ushtrisë është thelbësor”, deklaroi ai.

Lexo Edhe:

Sipas tij, 18 ushtarë aktivë, përfshirë katër oficerë, janë identifikuar në mesin e nënshkruesve të letrës dhe se ushtria është në procesin e identifikimit të më shumë ushtarëve. Në forcat e armatosura të Francës janë 210.000 ushtarë aktivë.

“Kjo është një procedurë e jashtëzakonshme, të cilën do ta nisim menjëherë me kërkesë të ministrit të Forcave të Armatosura. Këta gjeneralë do të kalojnë para një këshilli më të lartë ushtarak. Në fund të procedurës, është presidenti i Republikës që nënshkruan dekret të përjashtimit”, shtoi gjenerali.

Deklarata e tij erdhi pas kritikave të ministres së Mbrojtjes, Florence Parly, e cila të dielën tha se ushtria nuk është për të bërë fushatë, por për ta mbrojtur Francën dhe se forcat e armatosura duhet t’i ndjekin parimet e neutralitetit dhe besnikërisë.