Franca dje në paradën ushtarake prezantoi edhe “Ushtarin Fluturues”


Gazeta Express
15 Korrik 2019 20:03

Franca dhuroi një spektakël ushtarak dje në përvjetorin e Ditës së Bastillës. I pranishëm ishte edhe presidenti i këtij vendi Emmanuel Macron.

Në këtë paradë u prezantua edhe një armë e re e paprecedent. Një ushtar po fluturonte përmbi qiellin e Parisit i armatosur.

Kjo teknologji e re është krijuar nga kompania Zapata, e cila njihet për krijimin e gjëra argëtuese që qëndrojnë në ajër.

Kjo “dërrasë fluturuese” qëndron në ajër me anë të turbinave të gazit. Sipas kompanisë mund të fluturojë deri në lartësi 3 mijë metra dhe arrijnë shpejtësinë 90 milje në orë.

Shaka të shumta erdhën në media sociale ëpr këtë armë pasi që ngjasonte me superheronjë të filmave të animuar.

Dita e Bastillës përkujton thyerjen e burgut të Bastillës në vitin 1789, që është një nga ngjarjet kryesore në Revolucionin Francez./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart