FOTO+VIDEO/ Atentati në Tiranë, i plagosuri lëvizte në këmbë, u qëllua me armë me silenciator - Gazeta Express
string(89) "fotovideo-atentati-ne-tirane-i-plagosuri-levizte-ne-kembe-u-qellua-me-arme-me-silenciator"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 9:32

FOTO+VIDEO/ Atentati në Tiranë, i plagosuri lëvizte në këmbë, u qëllua me armë me silenciator

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 9:32

Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi në një atentat ndaj një personi, i cili mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në Rrugën e Elbasanit, pranë Piramidës. Siç shihet edhe nga pamjet që transmeton ‘News24’, në trotuar janë ende të freskëta njollat e gjakut, ndërkohë që policia ka vendosur dhe perimetrin e sigurisë.

Lexo Edhe:

Bëhet me dije se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ishte duke ecur në këmbë, ndërkohë që atentatorët dyshohet se mund të kenë qenë me makinë.

Ai ka marrë dy plumba në trup, ndërkohë që dyshohet se eshte qelluar me silenciator.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë pikasur një person të shtrirë përtokë në rrugë dhe të mbuluar në gjak, ndërsa kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, bashkë me një autoambulancë e cila bëri të mundur transportimin e tij në spital.