Fotoja që futi në telashe këtë çift


Gazeta Express
12 Prill 2019 1:32

Një çift është futur në telashe për shkak të fotos së përsosur në Instagram.

Blogerët udhëtues, amerikanë Kelly dhe Kody, ndanë një foto duke u paraqitur në skajin e pishinës në “Kajon Jungle Resort”, në Ubud më 3 prill.

Fotografia tregon Kelly-n që qëndron në mënyrë të guximshme buzë pishinës dhe jashtë saj, ndërsa puth të dashurin, i cili ishte duke qëndruar brenda pishinës dhe e mban.

Çifti aventuresk këmbënguli se ata ishin të kujdesshëm kur bënë fotografinë dhe se kanë shumë besim tek njëri-tjetri. Pavarësisht kësaj, komentet kanë qenë shumë negative, duke e quajtur çiftin budalla dhe se po mësonin njerëzit e tjerë që të bënin foto të guximshme dhe rrezikshme për jetën, shkruan TCH

“Vajza e ka vënë jetën në rrezik për të bërë një foto. Kurrë nuk kam parë ndonjë djalë që të varet në shkëmb”, komentoi një tjetër.

Te fundit


Kthehu lart