Fotografitë më të bukura për vitin 2019, të përzgjedhura nga National Geographic


Gazeta Express
15 Qershor 2019 19:09

“National Geographic” shquhet për fotografi të bukura që u realizon objekteve dhe njerëzve.

Në kompeticionin e fotografisë më të bukur të vizitorëve nëpër botë, ajo ka përzgjedhur disa ndër qindra sosh, të shkrepura ekskluzivisht për këtë garë.

Disa prej tyre përshkruajnë fshatin e Uperavnikut në veriperëndim të Grenlandës, praktikën religjioze në Dhaka të Bangladeshit, valët e mëdha në Havai, pamje të rralla të një delfini në Zelandën e Re, e shumë momente të tjera.

Fitues i kësaj gare ishte Weimin Chu, me fotografinë e dimrit në Grenlandë.

Chu do të marrë gati 6 mijë euro dhe do i rezervohet një postim i veçantë në llogarinë zyrtare të ‘National Geographic Travel’ në Instagram.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart