Fotografia, profesion që cilësohet ende për burra - Gazeta Express
string(50) "fotografia-profesion-qe-cilesohet-ende-per-burraaa"

Gazeta Express

28/05/2020 14:31

Fotografia, profesion që cilësohet ende për burra

Gazeta Express

28/05/2020 14:31

Është një prej profesioneve që kërkon kreativitet dhe përkushtim të madh. Ndonëse fotografia historikisht ka qenë një prej profesioneve që është zotëruar më shumë nga burrat, ka edhe fotografe shumë të suksesshme, për punën e të cilave ka folur bota.

Gazetare: Pranvera Osdautaj

Lexo Edhe:

Margaret Bourke-Ëhite, Nan Golding, Dorthy Norman, janë vetëm disa prej fotografeve që kanë lënë gjurmë në këtë profesion. Ndonëse më pak, fotografia është praktikuar edhe nga gratë në Kosovë.

Madje së fundmi, duket se ky profesion ka marrë vëmendje edhe më të madhe nga to, raporton emisioni #gjesi në T7.

Kur flasim për fotosesione të magjishme të çifteve dhe familjeve, shkrepjet e Fjolla Besimit janë ato që veçohen. Një set fotografik nga ajo ka qenë dëshira e shumë familjarëve.

Në anën tjetër, është Fioralba Kryemadhi, të cilën e karakterizon një stil krejt tjetër. Ajo është më urbane, por brenda fotografive të saj gërshetohet edhe moda dhe e bukura.

 E duke pasur talent në pikturë, s’kishte se si t’i shmangej stilit artistik. Donika Miftari, po ashtu ka vite që është bërë pjesë e këtij profesioni.

Eksperiencat që ka pasur gjatë kësaj kohe thotë se e përmbushin. Fjollë, Fioralba e Donika, që të tria pasiononte të artit, janë vetëm disa prej fotografeve në Kosovë. Secila në stilin e vet, kanë arritur ta krijojnë brendin e tyre të fotografisë.

 Sipas tyre, ky profesion di të ketë momente të vështira, por duke mos lënë anash kënaqësinë e madhe që marrin nga kjo punë.

 Ndonëse ka pasur ndryshime ndër vite, fotografia mbetet një prej profesioneve që praktikohet më pak nga gratë në Kosovë.

 Ndërsa këndvështrimet se pse ndodh një gjë e tillë, janë të ndryshme. Ndërkohë, që të tria janë fokusuar në planet dhe punën pas pandemisë./GazetaExpress/