Fotografi shqiptar në ndjekje te rrëqebullit - Gazeta Express
string(44) "fotografi-shqiptar-ne-ndjekje-te-rreqebullit"

Gazeta Express

07/07/2020 14:57

Fotografi shqiptar në ndjekje te rrëqebullit

Gazeta Express

07/07/2020 14:57

Ky është Blerim Gjoci nga Gjakova. Një aventurier dhe eksperimentues i vërtetë kur bëhet fjalë për natyrën.

Gazetare: Albulena Demaku

Lexo Edhe:

Ai gjatë gjithë̈ jetës së tij ka qenë në kërkim të vendeve të panjohura dhe misterioze, raporton emisioni #gjesi në T7.

Profesioni dhe pasioni i takojnë dy botëve të kundërta, por që vetëm ai di t’i gërshetoj të dyja më së miri.

Gjatë kërkimeve të tij të shumta, Blerimi ka hasur në shpezë dhe kafshë të ndryshme në vendin tonë. Madje, disa prej tyre janë specie në zhdukje edhe në botë.

Aventurat, për të cilat tregon vetë Gjoci,  kanë qenë nga më të ndryshmet. Disa i cilëson si të veçanta dhe interesante e të tjerat të frikshme dhe të përcjella me adrenalinë.

Ai tashmë është në kërkim të rrëqebullit, kafshë e cila është në zhdukje e sipër, megjithatë̈ sipas Gjocit, gjurmët e tij i ka gjetur dhe së shpejti do ta argumentojë prezencën e kësaj kafshe edhe në vendin tonë./GazetaExpress/