Fotografi Reka akuzon LDK’në se po i përdoret e drejta autoriale pa leje - Gazeta Express
string(71) "fotografi-reka-akuzon-ldkne-se-po-i-perdoret-e-drejta-autoriale-pa-leje"

Gazeta Express

21/01/2020 21:09

Fotografi Reka akuzon LDK’në se po i përdoret e drejta autoriale pa leje

Gazeta Express

21/01/2020 21:09

Një fotograf me nam i ka bërë një fotografi presidentit Ibrahim Rugova para 34 vjetëve e cila vazhdon të përdoret akoma nga LDK-ja dhe mediat.

Mirëpo, partia nuk e ka pyetur autorin Hazir Reka për të përdorur këtë krijim artistik në ftesat për Akademinë Përkujtimore në 14 vjetorin e vdekjes të kryetarit të parë të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Foto është realizuar në vitin 1986, është pikërisht në shkallët e teatrit atëherë krahinor kombëtar. Më duket se tema ka qenë për kulturë diçka”, tregon autori Reka.

E kjo fotografi nga atëherë u përdor vazhdimisht.

“Për respektin që kam pasë për Rugovën, nëse e kisha pa emrin tem aty, që unë jam autor i fotografisë, nuk kisha bë zhurmë dhe e kisha tejkalu”, thotë Reka.

Fotografi Reka akuzon LDK-në se ia mori foton e Rugovës pa leje – 21.02.2020 – Klan Kosova

Uploaded by KlanKosova on 2020-01-21.