Fotografi nga takimi kokë me kokë Mustafa – Ahmeti që po vazhdon ende


Gazeta Express
19 Gusht 2019 10:58

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti, po vazhdojnë takimin në hotel “Sirius” në Prishtinë, që u bë me ftesë të kryetarit të Lidhjes Demokratike. T7 sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ka një orë që Isa Mustafa e Shpend Ahmeti janë duke biseduar kokë më kokë në një nga hotelet e Prishtinës.

Ky takim u bë me ftesë të Mustafës, e që temë kryesore e diskutimit është një koalicion i mundshëm në mes të dy partive në të ardhmen. Kjo po vjen pak ditë pasi që PSD-ja e AAK-ja paralajmëruan nënshkrimin e koalicionit të parë për këto zgjedhje.

Mustafa sot ka ftuar edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kreu i LDK-së, ndërkaq, pak ditë pasi që mori udhëheqjen e partisë u takua edhe me kryetarin e VV-së, Albin Kurti. /Express/

Te fundit


Kthehu lart