Fotografi nga aksidenti tragjik në autostradë ku vdiq një person dhe 4 u lënduan - Gazeta Express
string(80) "fotografi-nga-aksidenti-tragjik-ne-autostrade-ku-vdiq-nje-person-dhe-4-u-lenduan"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2022 17:46

Fotografi nga aksidenti tragjik në autostradë ku vdiq një person dhe 4 u lënduan

Lajme

Gazeta Express

19/08/2022 17:46

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë në një vetëaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ky aksident ka ndodhur në kilometrin e 56-të të autostradës, konkretisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë. Sipas fotografive, shihet që aksidenti ka qenë i rëndë, dhe makina ka përfunduar poshtë rrugës.

Lexo Edhe:

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./Express/