Fotografi e rrallë e arrestimit të aktivistit të ri Bernie Sanders më 1963, e nxjerrë nga arkivat e Tribune - Gazeta Express
string(98) "fotografi-e-rralle-e-arrestimit-te-aktivistit-te-ri-bernie-sanders-e-nxjerre-nga-arkivat-e-tribune"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 12:19

Fotografi e rrallë e arrestimit të aktivistit të ri Bernie Sanders më 1963, e nxjerrë nga arkivat e Tribune

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 12:19

Një fotografi arkivore e Chicago Tribune e një të riu që u arrestua më 1963 në një protestë në South Side shfaq senatorin Bernie Sanders, i cili ishte përpjekur të dilte si kundërkandidat i Trumpit në zgjedhje, duke forcuar narrativën e tij për aktivizmin e tij për të drejtat civile, transmeton Gazeta Express.

Fotoja bardh e zi tregon Sandersin 21-vjeçar, atëherë student i Universitetit të Chacagos, që po tërhiqej pothuajse zvarrë nga policia e Chicagos. Fotoja u gjet në arkivat e Tribune, tha në shkurt të vitit 2016, Marianne Mather, redaktore e fotografive në Chicago Tribune.

Lexo Edhe:

“Bernie e identifikoi vetë”, tha Tad Devine, këshilltare i vjetër e fushatës së senatorit nga Vermonti, duke shtuar se Sanders pa një imazh dixhital të fotos. “Ai e shikoi atë – ai në të vërtetë ka ID-në e tij studentore nga Universiteti i Chicagos në portofolin e tij – dhe tha, ‘Po, me të vërtetë jam unë.

Arrestimi i tij u bë me rastin e protestave kundër segregacionit. Aktivizmi i Sanders në Universitetin e Chicagos ishte bërë lajm i rëndësishëm në vitin 2016, pasi u ngritën pikëpyetje në lidhje me një foto tjetër që shfaqej Sanders duke iu drejtuar studentëve.

Sidoqoftë, fotografi Danny Lyon, i cili e bëri atë foto, kontaktoi qendrën kërkimore dhe vuri në dispozicion më shumë fotografi nga e njëjta sekuencë, duke konfirmuar identitetin e Sanders.

“Aktivizmi i tij dhe kur ndodhi, si një student i ri kolegji, vuri në lëvizje drejtimin e jetës së tij”, tha Devine.

Pasi u shfaqën fotot e vitit 1962, Mather dhe fotografi Brian Nguyen shikuan në koleksionin arkivor të gazetës dhe gjetën disa ‘kopje’ që dukej se ishin të Sanders.

Sanders u arrestua më 12 gusht 1963 dhe u akuzua për rezistencë gjatë arrestimit. Ai u shpall fajtor dhe u gjobit me 25 dollarë, sipas Tribune.

Sanders u regjistrua në Universitetin e Chicagos më 3 tetor 1960 dhe u diplomua në qershor 1964 me një diplomë bachelor të arteve në shkencat politike, tha Jeremy Manier, zëdhënës i universitetit.

Në Universitetin e Chicagos, ai ishte udhëheqës i Kongresit të Barazisë Racore, një grup i madh për të drejtat civile.

Sanders së fundi u bë “material” për “meme”, duke u paraqitur me veshje tepër modeste në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA-së. /Express/