Një operacion i zhvilluar nga Guarda di Finanza dhe policia e Vlorës parandaloi një shkëmbim lënde narkotike që do bëhej në det në Gjirin e Arushës.
Një ton marijuanë me vlerë rreth 10 milionë euro ishte sasia e mallit që do shkëmbehej.
Në mediat italine kanë dalë edhe pamjet e velierës që drejtohej nga dy ukrainas të cilët u arrestuan pasi shkëmbyen drogën me shqiptarët.
Droga ishte e ndarë në 153 pako të përmasave të ndryshme.
Nga ky operacion Policia e Vlorës ka arrestuar 3 vlonjatët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç.
Ndërsa Guardia di Finanza, ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii , 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.