FOTO/ Nuk fshihen më! Beniada konfirmon lidhjen me vëllain e Arbër Hajdarit - Gazeta Express
string(73) "foto-nuk-fshihen-me-beniada-konfirmon-lidhjen-me-vellain-e-arber-hajdarit"

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 11:28

FOTO/ Nuk fshihen më! Beniada konfirmon lidhjen me vëllain e Arbër Hajdarit

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 11:28

Prej kohësh, Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari po përfliten si çifti më i ri i shoëbizit shqiptar.

Ish-banorja e BB VIP ALBANIA dhe vëllai i Arbër Hajdarit nuk kishin konfirmuar asgjë, deri më sot. Beniada ka ndarë pak minuta më parë një foto dorë për dorë me Blertin. Në fakt ajo nuk ka vënë as emër as fytrën, por nuk e kishim të vështirë të vërtetonim se dora është e tij, falë byrzylyqeve.

Lexo Edhe:

Nëse mund ta quajmë të tillë, “shkesi” i Beniadës dhe Blertit ne fakt nuk ka qenë Arbri, por emisioni proçesi sportiv ku Beniades ju besua nje vend që kur ishte pjesmarrëse në Big Brother.

Por tani që lidhja doli në pah, shumë detaje nga Procesi Sportiv tregojnë detaje për çiftin. Në një prej puntatve të pak muajve më parë, Manushi i gjen Beniadës shkodranin e duhur, një prej të ftuarve duke i thënë se është single dhe se i ka të gjitha parametrat. Por kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Blertit, siç e shihni nga reagimi në videon KËTU.

po identifikohet më shumë si vëllai i Arbër Hajdarit duke qenë se është më popullor për publikun.

Për Blert Hajdarin kanë dëgjuar më shumë shikuesit e emisionit “Procesi Sportiv” ku ai është prej kohësh si opinionist, pikërisht edhe emisioni që i solli Beniadën, si kolege, por jo vetëm kaq.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai e mbylli karrierën si sportist për shkak të një dëmtimi.

Por në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën. Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve. /albeu.com/