FOTO LAJM/ U tha se ishin me Presidentin Begaj në New York, çifti Baraj po pi kafe në Tiranë - Gazeta Express
string(90) "foto-lajm-u-tha-se-ishin-me-presidentin-begaj-ne-new-york-cifti-baraj-po-pi-kafe-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2023 19:39

FOTO LAJM/ U tha se ishin me Presidentin Begaj në New York, çifti Baraj po pi kafe në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2023 19:39

Presidenti Bajram Begaj u nis në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në disa portale pati raportime se pjesë e delegacionit ishte dhe çifti Asllan dhe Zhaneta Baraj.

Lexo Edhe:

Ne i kontaktuam ata dhe e lamë sot që të pinim një kafe pranë shtëpisë se tyre, për të hequr dhe një kuriozitet.

Kafenë e lamë sot pasdite pranë stadiumit Air Albania, pranë banesës së tyre.

Pasi bë edhe një foto i lamë në shoqërinë e miqve dhe vijuam rutinën tonë.

Kujtojmë se Presidenti Begaj kryeson delegacionin shtetëror që merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën në debatin e Përgjithshëm të Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.