FOTO/ Ky është i riu që ndërroi jetë në Aeroportin e Kukësit - Gazeta Express
string(59) "foto-ky-eshte-i-riu-qe-nderroi-jete-ne-aeroportin-e-kukesit"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 22:17

FOTO/ Ky është i riu që ndërroi jetë në Aeroportin e Kukësit

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 22:17

Drejtuesi politik i partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha ka publikuar foton e të riut që ndërroi jetë ditën e sotme teksa ishte duke punuar në kantierin e Aeroportit të Kukësit.

Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se ndihet i trishtuar për vdekjen aksidentale të 35-vjeçarit Meriman Gashi, duke e cilësuar këtë humbje për familjen dhe Partinë Demokratike.

Lexo Edhe:

“Ndjehem i trishtuar për vdekjen aksidentale në aeroportin e Kukësit të 35 vjeçarit Meriman Gashi nga fshati Nangë.  Ai la në pikëllim gruan me dy fëmijë të mitur tashmë jetimë, la në pikëllim prindërit dhe vllezër e motra.  Me vdekjen e Merimanit Partia Demokratike humbi anëtarin e devotshem.

Familjes Gashi i shpreh ngushellimet e mia, ndërkohë shpresoj që sa më parë të zbardhen rrethanat e aksidentit”, shkruan Hoxha.

Kujtojmë se Meriman Gashi 35 vjeç ndërroi jetë sot në kantierin e aeroportit të Kukësit, pasi e goditi kova e ekskavatorit.