Foto/ Aro Muriqi vesh fanellën e Real Madridit


Gazeta Express
12 Qershor 2019 15:26

Ajranet Muriqi vlerësohet si një portier shumë premtues për Manchester Cityn dhe Kombëtaren e Kosovës.

Mirëpo, derisa në skuadrën përfaqësuese të Kosovës portieri i ri shqiptar ka zënë vend në formacionin kryesor, te Manchester City Aro Muriqi vazhdon të mbetet portieri i tretë te kampioni aktual i Anglisë.

Ederson është i pari, kurse zëvendësues i tij mbetet Bravo, ndërsa 20-vjeçari shqiptar me origjinë nga Mali i Zi është i treti, raporton Gazeta Express.  

Duke e ditur se Muriqi nuk ka mundësi të mëdha për të luajtur para Edersonit dhe Bravos, City po planifikon ta transferojë në formë huazimi reprezentuesin kosovar në ndonjë klub tjetër ku mund të luajë rregullisht dhe mund të zhvillohet tutje.

Thuhet se kosovari me shumë gjasë mund të huazohet në klubin e vjetër anglez, Nottingham Forest, i cili garon në Championship.

Por, duket se Muriqi do ta dëshironte një transferim në Real Madrid. Gazeta Express e ka siguruar një fotografi ku Muriqi shihet me fanellën e Real Madridit.

Pas dy ndeshjeve me Kosovën në kualifikimet për “Euro 2020” ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë Muriqi ka shkuar në vendin e origjinës, në Rozhajë, ku edhe e ka veshur fanellën e gjigantit evropian, Real Madridit. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart