Forumi i Davosit, Stoltenberg: Mos shkëmbeni sigurinë për përfitime monetare - Gazeta Express
string(74) "forumi-i-davosit-stoltenberg-mos-shkembeni-sigurine-per-perfitime-monetare"

Forumi i Davosit, Stoltenberg: Mos shkëmbeni sigurinë për përfitime monetare

Gazeta Express

24/05/2022 18:47

Vendet perendimore nuk duhet të shkëmbejnë sigurinë për përfitime ekonomike. Ishte ky apeli i lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për vendet anëtare gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

Në një panel diskutimi për rrjetin teknologjik 5G të Kinës dhe gazësjellësin rus Nord Stream 2, kreu i aleancës ushtarake bëri thirrje për refuzimin e furnizuesve që cenojnë sigurinë.

Lexo Edhe:

“Duhet të pranojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë pasoja për sigurinë tonë. Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë. Mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se përfitimet”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg u shpreh i bindur se NATO do të zgjerohet dhe më tej dhe se kundërshtitë e Turqisë për Suedinë e Finlandën do të tejkalohen.

Në Forumin e Davosit foli edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila u përqendrua tek shqetësimet për furnizimin me ushqime. Duke folur në eventin e mbajtur në Zvicër, ajo tha se “bashkëpunimi global” është “kundërhelmi i duhur ndaj shantazhit të Rusisë”.

Gjithashtu akuzoi Rusinë se po grabit dhe po shkatërron qëllimisht magazinat ushqimore në Ukrainë.

“Po dëshmojmë se si Rusia po i shndërron në armë furnizimet e saj energjetike. Dhe me të vërtetë që kjo po sjell pasoja globale. Fatkeqësisht, po shohim të njëjtën metodë të shfaqet edhe për sigurinë ushqimore”, shtoi Von Der Leyen.

Ka shqetësime gjithmonë e në rritje lidhur me ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë që do të ketë në furnizimet ushqimore. Ka paralajmërime për një valë të re emigracioni nga vendet e Afrikës për në Europë si pasojë e mungesës së produkteve bazike, si mielli dhe vaji.

Ukraina është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë dhe Britania e Madhe ka paralajmëruar se mungesat në furnizime mund të shkaktojnë më shumë vdekje se vetë lufta