Në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit triumfon Sergio Perez. Garë e çmendur në Baku në një pistë ku ndodhën shumë të papritura me dy kryesuesit e klasifikimit të përgjithshëm Max Verstappen dhe Lewis Hamilton që nuk arritën ta mbyllnin garën në zonën e pikëve.
Për Red Bullin e Sergio Perez kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon dhe e dyta në karrierë. Në Azerbajxhan, Leclerc e nisi i pari garën, por u parakalua shpejt nga Hamilton dhe Verstappen, me makinat që treguan diferenca të mëdha në shpejtësi dhe qëndrueshmëri.
Kampioni i Botës në fuqi e mbajti vendin e parë deri në momentin e pit-stopit, kur mekanikët e lanë në baltë. Mbi 4 sekonda iu desh skuadrës për të ndërruar gomat e anglezit, me ata të Red Bull, që mbyllën gjithçka në 1.9 sekonda te makina e Verstappen dhe i dhanë mundësinë holandezit të marrë kreun.
Gjithçka perfekte për Verstapen deri në xhiron e 48, kur në mënyrë të papritur njëra nga gomat e pasme shpërtheu dhe piloti i Red Bull u përplas me barrierat e pistës pasi humbi kontrollin e makinës, duke lënë garën plot nerva.
Një xhiro më pas, në të 49-tën, e njëjta gjë ndodhi me Lance Stroll, makina e të cilit pësoi dëme të mëdha dhe bllokoi edhe pistën. Komisarët e garës, të shqetësuar për shpërthimin e gomave urdhëruan ndërprerjen e garës.
Pas më shumë se 30 minutave u vendos rikthimi në pistë, me Hamilton që në atë moment renditej pas pilotit te Red Bull, Sergio Perez. Gjithçka nisi nga vendet e startit dhe Hamilton sulmoi direkt Red Bullin e vendit të parë, por në kthesën pas pjesës së drejtë nuk frenoi dot dhe shkoi drejt, duke rrëshqitur në vendin e 16.
Perez në xhiron e mbetur nuk e la kryesimin dhe mundi të fitojë garën. Në vendin e dytë u rendit një ish-ferrarist: Sebastian Vettel me Aston Martin, që u gjend aty falë largimeve të kryesuesve. Podiumin e plotësoi Pierre Gasly me Alpha Tauri. Francezi kishte një duel të fortë në fund me Leclerc të Ferrarit, por arriti ta mbajë pozicionin.
Pas 6 garave të para të këtij sezoni klasifikimi i përgjithshëm kryesohet nga Max Verstappen me 105 pikë i ndjekur nga Leëis Hamilton me 101 pikë dhe Sergio Perez me 69 pikë.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...