Forcat speciale gjermane aksion kundër mafies shqiptare, nëntë të arrestuar


Gazeta Express
10 Shtator 2019 20:29

Në orët e para të mëngjesit të së martës, forcat speciale të policisë gjermane zhvilluan kontrolle në disa shtëpi në Oberhausen (NRW).

1,w=993,q=high,c=0.bild

Policia i kapi të pa përgatitur personat që ishin brenda banesave. Gazeta gjermane Bild shkruan se qëllimi i policisë elitare gjermane dhe të armatosura deri në “dhëmbë”, ishte mafia shqiptare e drogës.

Gjashtë urdhër-arreste për anëtarët e krimit të organizuar duhet të zbatoheshin nga policia, ndërsa hetuesit donin të siguronin prova të shumta gjatë aksionit policor.

Paraprakisht thuhet se nëntë të dyshuar janë arrestuar, ndërsa ende nuk dihen emrat e tyre. Ata janë dërguar në qelitë e paraburgimit.

Në dispozicion të policisë ishin edhe qentë antidrogë, të cilët ishin të suksesshëm gjatë aksionit, pasi u kapën mbi tre kilogramë lëndë narkotike kanabis. Media të tjera gjermane shkruajnë se mes të arrestuarve përveç shqiptarë, ka edhe tunizianë, marokenë dhe gjermanë. Midis 9 të arrestuarve, dy janë gra midis moshës 25 dhe 33 vjeç.

1,w=756,q=high,c=0.bild
6,w=596,q=high,c=0.bild

Te fundit


Kthehu lart