“Forcat greke më lanë të vdisja”, dëshmia e emigrantit për rojet bregdetare greke - Gazeta Express
string(78) "forcat-greke-me-lane-te-vdisja-deshmia-e-emigrantit-per-rojet-bregdetare-greke"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 12:54

“Forcat greke më lanë të vdisja”, dëshmia e emigrantit për rojet bregdetare greke

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 12:54

Një emigrant nga Kameruni pretendon se rojet bregdetare greke e hodhën atë dhe dy persona të tjerë në ujë dhe i lanë të vdisnin.

I riu rrëfeu se dy të tjerët u mbytën ndërsa ai arriti mes shumë vështirësish të dilte në breg. Kamerunasi i identifikuar vetëm me inicialet I.O ka rrëfyer se në 14 shtator, një grup prej 36 personash arritën me varkë ne ishullin e Samos.

Lexo Edhe:

28 prej tyre më vonë u kapën nga forcat greke të sigurisë, por I.O dhe 7 të tjerë arritën të largoheshin.

“Nisën të shtinin drejt nesh. U ndamë në dy grupe dhe hymë në një pyll. Erdhëm rrotull atje për rreth një orë por, na kapën. Nisën të na godisnin e të na kontrollonin. Na morën telefonat dhe paratë, na hodhën në makinat e tyre e na thanë të mos shikonim jashtë dritares. Asnjë s`duhet të ngrinte kokën. Na kapën si të ishim kafshë e na hodhën në anijen e tyre. edhe aty na rrahën”, ka rrëfyer ai. I riu tregoi më tej se lëvizën me anije dhe ndaluan kur ishin larg nga bregu. “Morën motrën time, Aliya dhe e hodhën në det, raporton Top Channel.

Pastaj hodhën dhe Yusufin. Unë rezistova dhe me goditën me grushta në kokë. Kur skisha më fuqi të luftoja, më hodhën dhe mua”, vazhdon emigrant, i cili e kishte parë shokun e tij të mbytej.

Rojet bregdetare turke gjetën në 18 shtator trupin e pajetë të një klandestini nga Cameroni në Aydin, në perëndim të Turqisë, dhe një trup tjetër u zbulua në 20 shtator. I.O konfirmoi identitetin e të dyve.

Ngjarja vjen në një kohë kur janë shtuar ndjeshëm kritikat ndaj Athinës për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm. Disa ditë më parë sakaq, Oxfami e quajti “të pamoralshëm” trajtimin që grekët po i  bëjnë refugjatëve afganë duke thënë se atyre po u mohohet ndihma bazike dhe po hidhen në një tjetër kaos pas atij që lanë pas.