Fondacioni Lumbardhi finalist i çmimeve ‘New European Bauhaus 2023’ - Gazeta Express
string(65) "fondacioni-lumbardhi-finalist-i-cmimeve-new-european-bauhaus-2023"

Arte

Gazeta Express

10/05/2023 15:58

Fondacioni Lumbardhi finalist i çmimeve ‘New European Bauhaus 2023’

Arte

Gazeta Express

10/05/2023 15:58

Fondacioni ‘Lumbardhi’ është përzgjedhur si finalist për çmimet prestigjioze New European Bauhaus (NEB) për vitin 2023.

New European Bauhaus është nismë kreative dhe ndërdisciplinore e Komisionit Europian që ndërlidhë ‘European Green Deal’ me hapësirat tona të jetesës dhe eksperiencës.

Lexo Edhe:

Çmimet e NEB njohin dhe vlerësojnë projekte ekzistuese dhe koncepte të reja që demonstrojnë zgjidhje të qëndrueshme të promovuara nga European Green Deal dhe që janë përfshirëse, kanë vlera estetike dhe sjellin eksperienca të cilësisë së lartë në jetën e përditshme të njerëzve.

Procesi 8-vjeçar për Kino Lumbardhin është vlerësuar në mesin e 61 projekteve nga mbi 1450 aplikime, në kategorinë tematike “Rifitimi i ndjenjës së përkatësisë” nën shtyllën “New European Bauhaus Education Champions” e cila fokusohet në iniciativa në edukim dhe të mësuarit, duke theksuar procesin e të mësuarit në ndërtim institucional, angazhim të komunitetit dhe hisedarëve, si dhe trajtim të trashëgimisë kulturore dhe mjedisit të ndërtuar.

Drejtori i Fondacionit Lumbardhi, z. Ares Shporta ka “Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që jemi zgjedhur si finalist në këte cmim të rëndësishëm dhe prestigjioz në nivel Europian, duke u vlerësuar për qasjen, metodologjinë dhe qëndrueshmërinë e këtij procesi të gjatë. Përderisa shpresojmë që do të mund të përzgjedhemi në mesin e fituesve pas votimit publik apo vendimit të jurisë, i shprehi falenderimin kolëgeve, bordit, anëtarëve të komunitetit për rijetësim, ekipit projektues si dhe partnerëve, mbështetësve dhe të gjithë pjesëmarrësve në programet tona dhe procesin pjesëmarrës të vizionimit dhe rijetësimit të Kino Lumbardhit.”

12 fitues të Çmimeve NEB 2023 do të shpallen në Ceremoninë e Çmimeve, që do të zhvillohet më 21-22 qershor 2023, në Bruksel. Para asaj, publiku do të ketë mundësi të përzgjedhë 3 projekte fituese përmes votimit online që mbahet prej 10 maj 2023 deri me 24 maj 2023.