Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë sot foltoren e rradhës në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, ku do të zhvillojë një takim me demokratët, ashtu siç është bërë edhe në qytetet e tjera.
Dhjetëra anëtarë të PD-së dhe simpatizantë janë mbledhur para ambientit të Pallatit të Kulturës, të cilët presin me tupana ardhjen e ish-liderit, Sali Berisha. Ai shihet i shoqëruar nga deputeti Flamur Noka dhe anëtarë të Partisë Demokratike të këtij qyteti.
Si në çdo foltore, Berisha do të diskutojë me demokratët problematikat brenda PD-së dhe më gjerë.