Fluturon prifti! Gruaja e shtyn atë dhe gjuan nga skena


Gazeta Express
16 Korrik 2019 14:06

Një grua shtyu nga skena një prift gjatë kohës që ky i fundit mbante meshë përpara besimtarëve.

At Marcelo Rossi po fliste në Cachoeira të Brazilit, kur një grua vrapoi drejt skenës dhe e shtyu atë nga pas. Prifti mund të shihet që “fluturon” nga skena, ndërkohë që të pranishmit shtangen nga ajo që ndodhi.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, fatmirësisht At Rossi nuk pësoi dëmtime nga rënia dhe vendosi që të mos e padiste 32-vjeçaren. Ai u rikthye për të vijuar me meshën pak minuta pas incidentit.

Ndërsa e reja u ndalua nga oficerët e policisë. Motivet e këtij veprimi mbeten të paqarta   

Te fundit


Kthehu lart