Fluturimi i fundit i El Chapos teksa dërgohet në burg për ta marrë dënimin me vdekje


Gazeta Express
22 Korrik 2019 10:46

Joaquin ‘El Chapo’ Guzman është bartur me helikopter nga New Yorku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po transferohej në burgun e sigurisë së lartë në Colorado, ku do ta marrë dënimin e tij, dënim me vdekje.

Mbreti meksikan i drogës u pa nga fotografët, teksa policia amerikane e vendosi në helikopter, rreth orës 03:00, gjatë ditës së premte. Ai shoqërohej nga policë të cilët ishin të armatosur rëndë.

Sipas incizimeve të fluturimit, të cilat u siguruan nga Daily Mail, helikopteri e transferoi El Chapon drejt Brooklynit, prej ku edhe u transferua përmes një Aeroplani të Sigurisë Maksimale drejt Colorados.

El Chapo, 62 vjeç, është njëri ndër kriminelët më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart