Fluturime nga Vjena dhe Baseli për kthimin e qytetarëve të Maqedonisë - Gazeta Express
string(69) "fluturime-nga-vjena-dhe-baseli-per-kthimin-e-qytetareve-te-maqedonise"

Gazeta Express

30/03/2020 9:55

Fluturime nga Vjena dhe Baseli për kthimin e qytetarëve të Maqedonisë

Gazeta Express

30/03/2020 9:55

Shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë paraqitur për fluturimet humanitare pritet sot të arrijnë në vend me fluturime nga Vjena dhe Baseli, përcjell Gazeta Express.

Mbrëmë pas mesnatës pritej aeroplani me 180 shtetas tanë të aterojë në aeroportin e Shkupit nga Boni.

Lexo Edhe:

Në pajtim me protokollet për karantinë shtetërore, qytetarët do të nisen drejt hotelit “Drim” në Strugë, ku do të kalojnë 14 ditë në izolim.

Dje nga Berlini, me aeroplan u kthyen 176 persona, 173 të rritur dhe 3 fëmijë. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Fejsbuk informoi se në fluturimin e Vizerit drejt Gjermanisë u dërguan edhe shtetas të huaj nga Shkupi.

“Në bashkëpunim me  përfaqësitë e huaja tek ne, u ndihmojmë gjatë kthimit në shtetet e veta: Austrisë, SHBA-së, Australisë, Çekisë, Holandës, Malajzisë, Sllovakisë, Hungarisë… Bashkëpunim dhe solidaritet të tillë do të ketë edhe nesër, në fluturimet drejt Vjenës dhe Baselit do të dërgojmë shtetasit e huaj, ndërkaq do të kthejmë shtetasit tanë”, shkroi Dimitrov.