Florin Besimi në krye të BDI-së së Tetovës


Gazeta Express
3 Nëntor 2019 19:38

Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, u zgjodh edhe Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Florin Besimi.

Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës së Tetovës. Ai aktualisht është drejtor i Klinikës së Tetovës. Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi Kryetari i BDIsë z. Ali Ahmeti, bashkë me nënkryetarët Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe Izet Mexhiti, Sekretari Organizativ, Artan Grubi si dhe ministra dhe deputetë të tjerë. Florin Besimi është vëllai i ish-zvkryeministrit për eurointegrime, Fatmir Besimi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart