

22 Mars 2019 15:53
Flori reagon pas deklaratës së Sabrisë se ai blen klikime.
Në emisionin e mëngjesit në T7, #gjesi, këngëtari Sabri Fejzullahu ka akuzuar direkt Flori Mumajesin për blerje të klikimeve.
Sabriu fillon duke treguar se shumica e artistëve paguajnë shuma të caktuara për të blerë numër të caktuar të klikimeve, përcjell Gazeta Express.
E megjithëse ai cek se Ledri Vula e i biri i tij, Ermali janë ndër të paktë që nuk blejnë, emrin që ai ka zgjedhur të përmendë për blerje është pikërisht Flori Mumajesi.
Flori Mumajesi i merr 3 milion në një ditë”, thotë Sabriu direkt.
#gjesi: “Kafja Express” me Sabri Fejzullahun
E kjo deklaratë nuk i ka ikur as Florit, i cili ka shpërndarë videon dhe ka reaguar në Instagramin e tij personal.
Flori ndër të tjera shkruan: “Pse be axha Sabri kapesh me mu? Pse be po mërzitesh kaq shumë? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret!”